Shqipëri| Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Shqipëri| Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë

    Insajderi
    01 October 2025 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e enjte Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

    Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000 metër, dhe juglindje mbi 1100-1300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

    Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.

    Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark