×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, në fundjavë mbërrijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

    Insajderi
    15 April 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit në Kamzë.

    “Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç edhe në Kamëz. Kemi filluar me të sëmurët kronikë si prioritet. Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime, mbi 200 mijë të moshuar tashmë kanë kryer dozën e parë të vaksinës”, tha Manastirliu.

    Ajo bëri me dije se ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZeneca-s nëpërmjet Covax.

    Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë.

    Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark