×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shqipëria parashihet të ketë rritje ekonomike për 3.5 përqind

    Insajderi
    21 February 2017 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar se rritja ekonomike në vitin 2017 do të jetë brenda pritshmërive, pra, 3.5 %. Duke folur për performancën e ekonomisë për vitin 2016, ai tha se ekonomia ka reflektuar reformat e thella të tre viteve të fundit.

    “Rritja ekonomike tre mujoret e parë të 2016 shënoi shifrat 3.3%. Ekonomia ka përcjellë një periudhë të vështirë për shkak të keq menaxhimit”, tha Ahmetaj.

    Për ministrin edhe të dhënat e janarit 2017 janë optimiste, ku të ardhurat e tatimeve, doganave dhe sigurimet janë mbledhur 29.9 miliardë lekë, krahasuar me 29.1 miliardë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan TCH.

    Përsa i përket kredive ministri tha se ka një rritje të kreditimit të individëve, dhe një ulje të numrit të kredive të këqija. “Nga kredia më në fund kemi lajme të mira, pas dy vjetësh. Tek individët është shumë serioze, shumë e konsiderueshme rritja. Tek korporatat sigurisht që jemi në terrenin pozitiv të rritjen së kredisë, po sigurisht që jemi në nivele akoma larg asaj që do të kontribuonte drejt për së drejti në rritjen ekonomikë dukshëm”, tha Ahmetaj. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark