×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqipëri: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 17:00 është 43.56%

    Insajderi
    25 April 2021 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 10 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56%  është pjesëmarrja në rang vendi.

    Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017.

    Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

    Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %, transmeton TopChannel.

    Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

    Berat – 41.10 %,

    Durrës – 42.31 %,

    Elbasan – 44.52 %

    Fier – 41.20 %

    Gjirokastër – 39.24 %

    Korçë – 41.78 %

    Kukës – 45.43 %

    Lezhë – 41.28 %

    Shkodër – 38.11 %

    Vlorë – 31.67 %

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark