Shqipëri, rritet prodhimi i energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, rritet prodhimi i energjisë

    Insajderi
    23 March 2016 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Viti duket se ka qenë i mbarë për situatën e prodhimit të energjisë në vend. Instituti i Statistikave publikoi bilancin e energjisë elektrike për vitin që shkoi, ku prodhimi vendas rezulton me një rritje prej 24,1 për qind krahasuar me 2014.

    Kjo i dedikohet situatës së mirë hidrike në kaskadën e Drinit, që ka çuar në rritjen e eksporteve dhe uljen e importeve.

    Kështu importi bruto i energjisë elektrike ra 29,8 për qind, kurse eksportet u rritën me mbi dy herë, shkruan Top Channel.

    Sipas INSTAT-it, 3/4 e energjisë prodhohet nga hidrocentralet vendase dhe 1/4 nga subjektet private.

    Vitin që shkoi, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 0,8 për qind dhe për jofamiljarët u rrit me 1,5 për qind, krahasuar me vitin 2014.

    Bilanci i energjisë elektrike është botim 6 mujori i INSTAT dhe mbledh të dhënat nga KESH, OSHEE dhe OST./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark