Gjatë 24 orëve të fundit, 5 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në Shqipëri, duke e çuar në 2 347 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistruan 3 viktima më shumë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njoftuan autoritetet.
Numri i infeksioneve ka shënuar sërish rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë, nga 138 që u raportuan dje.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.