Shqipëri: Sekuestrohen mijëra euro dhe paisja me të cilën punohen kriptovalutat në kufirin Morinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqipëri: Sekuestrohen mijëra euro dhe paisja me të cilën punohen kriptovalutat në kufirin Morinë

    Insajderi
    07 December 2021 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mosdeklarimit të të hollave në kufi, policia kufitare godet një rast dhe sekuestron mjete e para në shumë prej 39 mijë euro.

    Policia kufitare e Kukësit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, si dhe ka sekuestruar 39 mijë euro.

    Siç bën të ditur gazetashqip nga policia, është proceduar një 33-vjeçar, banues në Maqedoninë e Veriut, të cilit i është sekuestruar dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

    Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi””, njofton policia.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark