Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit

    Insajderi
    19 May 2025 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, për të gjithë shqiptarët ka filluar një tjetër numërim, një numërim mbrapsht i ditëve të mbetura deri në takimin e shumëpërfolur dhe shumë pritur Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.

    Ky takim do të jetë me tifoz vetëm mbështetës të ekipit kuqezi, pa tifozë udhëtues e si rrjedhojë kërkesa për bileta për këtë ndeshje është në nivelet e padëgjuara më parë, shkruan Top Channel.

    Kjo ka bërë që procesi i sigurimit të tyre, që ka filluar më 15 maj, është i ndryshëm nga ndeshjet e tjera. Fation Kodra, shefi i departamentit të komunikimit të FSHF-s sqaron në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, se çfarë hapash ndiqen për të siguruar biletën e kësaj ndeshjeje.

    “Si fillim duhet të bëjnë një regjistrim dhe pasi të jenë regjistruar mund të aplikojnë për të blerë deri në 4 bileta në tribunat përkatëse. Pasi kanë përfunduar këtë proces do të marrin një konfirmim nga kompania e-ticket ku konfirmohet aplikimi. Kujtojmë që ky është një proces i hapur për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen”.

    Po përse ky ndryshim në blerjen e biletave të kësaj ndeshjeje?

    “FSHF ka zgjedhur këtë mënyrë për shkak të kërkesës shumë të lartë për bileta të kësaj ndeshjeje, një mënyrë që e ndjekin edhe federate të tjera e ndjek edhe UEFA, në raste kur ka kërkesa të tilla shumë të larta, pra nuk është një shpikje”.

    Procesi i regjistrimit dhe aplikimit ka startuar më 15 maj, ndërkohë që ndeshja do të luhet më 7 qershor, kur dhe si do ta mësojnë tifozët nëse janë fitues apo jo për aplikimin e tyre për blerjen e biletave?

    “Ky proces do të zgjasë rreth dy javë dhe më pas nga data 30 maj deri më 2 qershor, do të zhvillohet shorti kompjuterit për të gjithë ata që janë përzgjedhur si fitues për të marrë bileta, do të njoftohen me një link përkatës nga kompania e-bileta dhe më pas do të marrin të gjitha të dhënat për procesin e blerjes së tyre”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark