Shqipëri, socialistët prijnë në Dibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, socialistët prijnë në Dibër

    Insajderi
    12 September 2016 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i numërimit të votave për Kryetarin e të bashkisë Dibër ka nisur rreth orës 23:45, ndërsa kandidati socialist, Muharem Rama, e shikon veten në avantazh pas 20 kutive të para të numëruara nga 118 kuti që janë në total, duke pasur një diferencë prej 855 votash.

    Nga numërimi i deritanishëm kandidati Muharem Rama ka grumbulluar 3097 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 2242 vota. E përkthyer në përqindje Rama kryeson me 58,01 % ndërsa Shehu ka 41,99 % të votave, njofton Top Channel.

    Edhe pse ka ende shumë vota të panumëruara rezultati paraprak ka rritur shpresat e socialistëve për të vijuar drejtimin e Bashkisë Dibër deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga KQZ në votime kanë marrë pjesë 60 përqind e personave me të drejtë vote. Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.

    Rreth orës 22:35 ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia  tashmë vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark