Shqipëri: Voziste i dehur, pas ndalimit qytetari tentoi të korruptojë policin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Voziste i dehur, pas ndalimit qytetari tentoi të korruptojë policin

    Insajderi
    08 December 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 46-vjeçar është kapur në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

    Incidenti ndodhi të dielën, gjatë kontrolleve parandaluese në rrugën “Martin Camaj”.

    Sipas autoriteteve, shtetasi A. O., 46 vjeç, u ndalua nga policia pasi iu mat një nivel alkooli prej 1.26 mg/l.

    Gjatë ndalimit, ai tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 4500 lekë të rinj për të shmangur arrestimin.

    Në vijim të veprimeve procedurale, 46-vjeçari u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Policia Rrugore e Durrësit apelon për zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark