Shqipëria, 104 vjet shtet, sot feston Ditën e Flamurit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria, 104 vjet shtet, sot feston Ditën e Flamurit

    Insajderi
    28 November 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot janë bërë 104 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Mëvetësia e këtyre trojeve shqiptare u po si fitore e madhe, pasi që shqiptarët arritën ta krijojnë shtetin e tyre.

    Kjo festë quhet edhe Nëntori i Dytë, për arsyen se Skenderbeu, në po këtë datë e kishte ngritur flamurin në Krujë.

    Megjithatë, një pjesë e madhe e trojeve shqiptare mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Republika e Kosovës u pavarësua tek në vitin 2008.

    Deri në vitin 1998, datën e 28 nëntorit shqiptarët, me theks të veçantë ata të Kosovës, e festonin vetëm pavarësinë  e Shqipërisë.

    Por që nga paslufta festohen edhe dy data të rëndësishme që lidhen me çlirimin e Kosovës. Në po këtë ditë është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, por është edhe dalja për herë të parë publikisht e pjesëtarëve të UÇK-së.

    Në kohën e regjimit të ish-Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës keqtrajtoheshin për kremtimin e 28 Nëntorit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark