Të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit drejt Stambollit, që ishin planifikuar sot për në orën 09:25 janë anuluar. Ndërsa fluturimet për në Antalia janë kryer.
Zyrtarë nga aeroporti i Rinasit janë shprehur se fluturimet që kanë si destinacion Antalian vijojnë rregullisht, sipas orarit të planifikuar. Ndërsa ata për në Stamboll janë anuluar.
Një natë më parë, një klikë brenda forcave të armatosura turke u përpoqën të rrëzonin qeverinë turke përmes një grushti shteti. Por në orët e para të mëngjesit të sotëm, qeveria njoftoi se grushti i shtetit kishte dështuar.