×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria arrin në Pragë, para ndeshjes me Ukrainën

    Insajderi
    05 September 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

    FSHF-ja bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

    Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

    Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League.

    Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark