Shqipëria, bastioni i fundit i virgjëreshave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria, bastioni i fundit i virgjëreshave

    Insajderi
    04 August 2016 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në moshën 16 vjeçare, derisa jetonte në një fshat të largët në veri të Shqipërisë – në zonën e Shkodrës, Shkurta Hasanpapaj u përball me detyrimin për tu martuar.

    Ajo kishte vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Hasanpapaj aso kohe mori vendimin për tu betuar e për tu bërë një “Burrneshë” apo virgjëreshë e betuar sipas rregullave të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

    Sikur një grusht, jeta e saj mori një goditje të fortë ndryshimi. Ajo hoqi dorë nga seksi, jeta martesore dhe mundësia që të bëhej ndonjëherë nënë. Por në këmbim, ajo fitoi të drejtën për të jetuar si burrë.

    Gati shtatë dekada më vonë, Hasanpapaj preferon që të thërritet me emrin, Shkurtan.

    “Unë zgjodha të jem si burrë”, thotë ajo. “Ata të cilët më duan më thërrasin Shkurtan, ata që duan të më ofendojnë me quajnë Shkurta”.

    Derisa sheh fundin e jetës së saj në një shtëpi pleqsh në qytetin veriperëndimor të Shkodrës, Hasanpapaj është ndër burrneshat e fundit të betuara në Shqipëri.

    Ekspertët kanë vlerësuar se sot jetojnë më pak se 10 “burrnesha” në Shqipëri.

    Jeta e jashtëzakonshme e burrneshës së betuar i ka rrënjët në Kanunin e Lekë Dukagjinit, një kod mesjetar i sjelljes dhe moralit i cili u miratua gojarisht ndërmjet klaneve dhe fiseve të veriut të Shqipërisë.

    Kanuni, i cili gjithashtu përcakton rregullat për armiqësi famëkeqe ndërmjet njerëzve, lejon dy mënyra për tu bërë një “burrneshë”, apo ndryshe një virgjëreshë e betuar. Njëra mundësi është kur të gjithë meshkujt e familjes kanë vdekur apo janë të zhdukur, dhe tjetra konsiderohet kur vajza bën betimin në mënyrë që të marrë përsipër detyrat dhe të drejtat e meshkujve.

    Burrneshat fitojnë të drejtën për të punuar, për të pirë duhan,për të pirë raki, për të veshur pantallona dhe madje edhe të marrë vendime në familje.

    “Ju nuk keni pse të shërbeni ushqim me kokën ulur apo të largohesh pa parë në sy të ftuarit nëse jeni një burrneshë”, ka thënë 62-vjeçarja Djana Rakipi, e cili gjithashtu preferon të thërritet Lali, si emër mashkullor.

    Ajo ka lindur në rajonin e largët të Tropojës në Shqipërinë e Veriut, por tani jeton në bregdetin e Durrësit.

    Veshur me një kravatë dhe kapelë ushtarake, ajo ka një shtrëngim duarshtë fuqishëm dhe është e kënaqur edhe e gëzuar kur roja e portit të Durrësit e thërret atë si “bosi”.

    Rakipi ka thënë se, për të, betimi ishte një formë e lirisë. Mënyra e të jetuarit për një grua sipas Kanunit, është nënshtrimi, punët e rënda në familje dhe mungesa totale e kontrollit tek vetja.

    “Ishte e vështirë që gratë të jenë pjesë e jetës”, tha Rakipi. “Për të qenë e lirë për një grua ishte një tabu”.

    Për Hasanpapajn presioni për “ndryshimin e gjinisë”, filloj herët. Ajo dhe motra e saj binjake, të lindura në vitin 1932, u panë si një katastrofë nga ana e prindërve të tyre të cilëve deri në atë kohë iu kishin vdekur tre fëmijë. Motra e saj u emërua Sose – që në gjuhën shqipe do të thoshte “mjaft më” apo “le të digjet”.

    Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, Hasanpapaj ishte një udhëheqës i degës lokale të partisë komuniste dhe drejtonte rreth 50 fermerë të komunitetit lokal.

    “Unë kam qenë e vështirë”, rrëfen ajo.

    Rakipi gjithashtu ndjen nostalgji për regjimin komunist, i cili gjithmonë e njohu atë “si burrë”. Ajo më vonë u bë edhe oficere e policisë. /Insajderi.com

    Reportazh nga “Agence France-Presse” – përkthyer dhe përshtatur nga Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark