×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB

    Insajderi
    01 June 2021 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me një përqindje të lartë pjesëmarrësish në proces votimi, Shqipëria ka kaluar pragun e votave të nevojshme si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Dokumenti i Komisionit Zgjedhor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon konkluzionin e votimit që i jep vendin Shqipërisë në këtë Këshill për vitin 2022-2023.

    84 nga 115 vendet me të drejtë vote në OKB kanë marrë pjesë në votimin që caktoi Shqipërinë, Korenë, Ireland, Sri Lanka dhe Mexicën anëtare të Këshillit të sigurimit për vitin e ardhshëm, bën të ditur Komisioni.

    Procesi që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Jashtme, por ka qenë prej disa kohësh objekt lobimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, e bën vendin për herë të parë aktore të një një tryeze që shqyrton çështje emergjente konfliktesh ose të një procedure rekomanduese për shtete që i drejtohen kësaj strukture.

    Raportimi në Këshillin e Sigurimit është një procedurë që përfshin aktualisht edhe Kosovën që nga rezoluta 1344 e pas krizës me Serbinë dhe mbrojtjes që mori nga Nato.

    Vetë Shqipëria është kandidaturë e dalë nga vendet e Evropës Lindore, gjeografi kjo që përfaqësohet aktualisht nga Estonia në Këshillin e Sigurimit që do të duhet të lërë më 1 janar për t’Ia kaluar Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark