Shqipëria destinacion me rëndësi për italianët - Insajderi
×
Kulturë

Shqipëria destinacion me rëndësi për italianët

Insajderi
14 June 2017 - 10:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turizmi shqiptar është i preferuar edhe për italianët, që gjithnjë e më shumë po e vizitojnë plazhin shqiptar si një nga vendet e zgjedhura të tyre për t’i kaluar pushimet

Shqipëria po synon të shndërrohet destinacion turistik për italianët. Pas disa dekadash izolimi, vendi i vogël ballkanik kishte hyrë në “Rough Guides”, si nga dhjetë destinacionet më atraktive për vitin 2016, shkruan agjencia e lajmeve italiane “ansa.it”.

Kjo ka kapur vëmendjen e operatorëve turistik, me vendpushime të tilla si Vlora e Saranda, dy ture të propozuara nga marka “Francorosso”, përcjell albinfo.ch.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka thënë se në vitin 2016 ka pasur rritje të madhe të turizmit, me 4.3 milionë turistë, apo 15 % se në vitin 2015. Turizmi është një nga sektorët ndër më të rëndësishmëm  ekonomikë, me një qarkullim prej 1.5 miliard euro. Rritja e fluksit ka ardhur nga vendet fqinje si Kosova e Maqedonia, por edhe nga Gjermania, Polonia dhe Italia.

Shqipëria nga viti 2014 është një kandidat për anëtarësimin në BE, dhe është dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark