Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, ka shkruar Rama.