Shqipëria e gatshme të përballet me refugjatët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria e gatshme të përballet me refugjatët

    Insajderi
    18 March 2016 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri siguroi komisionarin e BE-së për Migracionin e Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në problemin e refugjatëve.

    “Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj dhe të mbajë përgjegjësi. Asnjë vend s’ia del dot i vetëm me këtë problem, por të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Ndamë bindjen që duhet më shumë koordinim në këtë kuadër, duke pasur parasysh të gjitha hapat: nga shkëmbim informacioni deri te strukturat solide për pritjen paraprake të refugjatëve,” ka thënë Tahiri

    Shpreha shqetësim lidhur me domosdoshmërinë për një plan të përbashkët, që të mos përsëriten në Shqipëri skenat që kanë ndodhur në vendet e tjera. Duhet të përgatitemi për çdo situatë. Kemi marrë mbështetjen e komisionerit, duke e konceptuar këtë si një çështje evropiane, ku Shqipëria nuk duhet dhe nuk do të jetë vetëm. Shqipëria do të jetë e angazhuar për të përballur përgjegjësitë e saj”, tha Tahiri në një konferencë të përbashkët me Avramopoulos në Tiranë, njofton Top Channel.com

    Nga ana e tij, komisioneri tha se “nuk ka të dhëna se Shqipëria do të preket nga fluksi i emigrantëve, por duhet të jemi të përgatitur për çdo eventualitet dhe po e monitorojmë në terren situatën”.

    Avramopoulos shtoi gjithsesi se “KE-ja do të sigurojë mbështetjen e nevojshme nëse kërkohet, ndërkohë që po e mbështesim me instrumente të ndryshme Shqipërinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark