Shqipëria e Veriut në vitet 1903–1908 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria e Veriut në vitet 1903–1908

    Insajderi
    22 June 2016 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksploruesi dhe udhëpërshkruesi austro-hungarez, Karl Shtajnmec (Karl Steinmetz), ishte inxhinier. Pas një vizite të gjatë në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi disa here në Perandorinë Osmane para se të futej në pjesën më të panjohur dhe të egër të saj, malësia e Shqipërisë së Veriut.  Në vapën e gushtit 1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra nëpërmjet maleve të Veriut për në Gjakovë dhe Prizren. Pas vajtjes në Shkup në shtator të atij viti, ai u kthye menjëherë në Shqipëri, me një avullore nga Selaniku për në Shëngjin, për të ndërmarrë një udhëtim të dytë dyjavor në Mirditë dhe në luginën e Drinit. Në gusht 1904 ai u kthye në Shqipëri dhe udhëtoi sërish përmes Malësisë së Madhe, kësaj radhe në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci. Udhëtimi i tretë në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në luginën e Drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës.

    Udhëtimet e Shtajnmecit janë shënuar në të tre librat e tij botuar në gjermanisht, shkruan mapo.al

    Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga të tre librat e Shtajnmecit, botuar në dhjetëvjeçarin e pare të shekullit të njëzet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark