Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se “Shqipëria është zëri shtesë i Kosovës, ndërsa Kosova zëri përkrahës i politikës kondtruktive të Shqipërisë në rajon”.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe ka përmendur takimin që do ta zhvillojë nesër me krerët e shtetit shqiptar.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kanë fituar dimension të një partneriteti strategjik të vënë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive e që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë“, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të funksionojnë si një zonë e përbashkët turizmi.
“Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve për turizëm, sikur që qytetarët e Shqipërisë janë vizitorët më të numërt të Kosovës. Mbetemi të përkushtuar që përmes pakove të turizmit t’i ofrojmë Shqipërinë dhe Kosovën si një zone të përbashkët turistike”, thotë Thaçi. /Insajderi.com