×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria fillon aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

    Insajderi
    01 November 2021 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personat mbi 60 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

    Rekomandimi i Komiteti Teknik të Ekspertëve nis aplikimin këtë të hënë, teksa do të vaksinohen për herë të parë edhe grupmoshat mbi 16 vjeç.

    Ndërkohë, fëmijët mbi 12 vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

    Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri.

    Një hulumtim i New England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

    Qeveria e Shqipërise pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./Euronews Albania/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark