Tri projekte të regjisorëve kosovare, janë mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare Kinematografike.
Kjo është bërë e ditur pikërisht nga ky Këshill, ku njoftohet se projekti filmik i Arzana Krajës, “Fusha e Mëllenjave”, ai “Shpia” me regji të Lindita Zeqiraj dhe “Njeriu i dosjeve” me regji të Ismet Sijarinës janë mbështetur nga ky fond i filmit në Shqipëri.
Siç raporton “KultPlus” Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja është mbështetur me 36 mijë euro.
“Fusha e Mëllenjave” është prodhim i “Circle Production” nga Kosova me producent Besnik Krapin, por tani është zgjeruar si produksion në katër shtete duke iu bashkangjitur edhe producentë të tjerë si: Daniel Krueger – producent i Freistil Film nga Gjermania, Gerta Qurku – producente e “Action Production” nga Shqipëria dhe Dejan Krajchevski – producent i Krug Film nga Maqedonia.