Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

    Insajderi
    15 September 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të hapë nesër katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së 6-të Ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel me ftesë të Danimarkës.

    Negociatat do të fokusohen në Grupin 4: “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, ku përfshihen:

    Kapitulli 14 – Politika e transportit

    Kapitulli 15 – Energjia

    Kapitulli 21 – Rrjetet transevropiane

    Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

    Konferenca do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Në takim pritet të marrë fjalën edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

    Sipas agjendës, punimet do të nisin në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar në orën 09:15.

    Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka hyrë në një fazë të avancuar, pasi vendi ka hapur tashmë kapituj në grupet e mëparshme: Themeloret, Marrëdhëniet e jashtme, Tregu i brendshëm dhe Konkurrueshmëria.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark