Shqipëria mban gjallë shpresat për Botërorin 2026, tri finale vendimtare në horizont - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shqipëria mban gjallë shpresat për Botërorin 2026, tri finale vendimtare në horizont

    Insajderi
    10 September 2025 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në pozita premtuese.

    Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka grumbulluar 8 pikë, duke u renditur aktualisht në vendin e dytë, një pozicion që mban të hapura shpresat për kualifikim.

    Në horizont mbeten edhe tre finale për kuqezinjtë, të cilat do të përcaktojnë fatin e Kombëtares.

    Sfida e radhës pritet më 11 tetor, në një transfertë shumë të ndjeshme ndaj Serbisë, që pritet të jetë një përballje me shumë tension dhe peshë në renditje.

    Më pas, më 13 nëntor, Shqipëria do të udhëtojë drejt Andorrës, ku do të kërkojë me patjetër një tjetër fitore për të mbajtur gjallë objektivin.

    Faza e grupeve do të mbyllet më 16 nëntor, në “Arenën Kombëtare”, ku kuqezinjtë do të presin Anglinë, lideren e grupit dhe favoritin kryesorë për kualifikim direkt, shkruan tch.

    Me shumë mundësi, anglezët do të kenë siguruar vendin e parë, çka mund të ndryshojë dinamikën e ndeshjes së fundit për Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark