Shqipëria mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër e “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër e “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

    Insajderi
    08 June 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani.

    Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

    Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në Kampionatin Europian.

    Menjëherë më pas Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Dortmundit ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark