Është mbyllur përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’.
30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.
Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat. Sipas TCh, burgu Ali Demi në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.
Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, ndër vite ishte kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç.