Federata Shqiptare e Futbollit e ka zyrtarizuar miqësoren e radhës të kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë në mars, e ajo do të jetë ndaj përfaqësueses së Kanadasë, raporton Insajderi.
Kjo miqësore do të zhvillohet 5 ditë para çeljes zyrtare të kampionatit evropian “Euro 2016”.
Përfaqësuesja e Kanadasë konsiderohet si një kundërshtar i një rangu më të ulët se ato që do të përballet Shqipëria në ‘Euro 2016’.
Pak ditë më parë u përcaktua miqësorja e ardhshme e kuqezinjve, e cila do të zhvillohet ndaj Austrisë më 26 mars.