×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria miraton marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

    Insajderi
    17 December 2020 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tiranë, 17 dhjetor – Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

    “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark