Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor: Në fuqi identifikimi elektronik në dogana dhe tregu i lirë i punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor: Në fuqi identifikimi elektronik në dogana dhe tregu i lirë i punës

    Insajderi
    17 December 2021 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria shqiptare ka miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, u miratua marrëveshja në parim për implementimin e identifikimit elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor në dogana, si dhe për aksesin e lirë në tregun e punës në këtë rajon.

    Ky vendim vjen tre ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor.

    V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

    ***

    V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark