Shqipëria ka fituar me kthesë në rezultat miqësoren e parë të fazës përgatitore para fillimit të Kampionatit Evropian. Ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Katarit e zhvilluar në Hartberg të Austrisë përfundoi 3-1 për kuqezinjtë.
Shqipëria pësoi që në minutën e parë të takimit pasi shënoi nga ndërprerja mbrojtësi Hassan Abdelkarim.
Por, kthesën në rezultat Shqipërisë ia vulosën dy golat e shpejtë të Ajetit e Lenjanit, në minutat 23’, respektivisht 40’.
Ermir Lenjani Goal 2-1 Albania vs Qatar by LiveTVsport
Për golin e nokautit për Katarin u përkujdes sulmuesi i Vaduzit, Armando Sadiku, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 64’ të takimit. /Insajderi.com
Armando Sadiku SUPER GOAL – Albania 3-1 Qatar… by SportsToday