Shqipëria mposhtet minimalisht nga Suedia – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria mposhtet minimalisht nga Suedia

    Insajderi
    25 March 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar edhe humbjen e dytë në muajin mars, ku janë mposhtur në udhëtim te Suedia me rezultat 1-0 përkundër se pati paraqitje shumë më të mirë se ndaj Kilit.

    Në minutën e 13-të, Armando Broja bëri një depërtim fantastik, por që u pengua në zonë dhe çuditërisht gjyqtari nuk akordoi penallti.

    Rast të artë pati Emil Forsberg, por goditja e tij u ndal nga shtylla e jashtme.

    Shqipëria shënoi gol në minutën e 24-të me Armando Brojën, por që ai u anulua për pozitë jashtë loje.

    Ishte minuta e 39-të, kur Isak goditi nga distanca, por Thomas Strakosha intervenoi.

    Vetëm një minutë më vonë, Gustafson i vendasve u gjend në pozitë të mirë shënimi, por sërish Thomas Strakosha ishte në vend me një tjetër pritje fantastike.

    Me rezultati baras 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

    Jasir Asani krijoi një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij nga distanca shkoi ngjitur me shtyllen duke mbetur rezultati baras 0-0.

    E pas shpërdorimit të rasteve, vendasit ishin ata që gjetën të parët golin kur pas asistimit të Dejan Kulusevskit, Gustaf Nilson realizoi me kokë për 1-0.

    Shqipëria deri në fund tentoj të realizoj golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën përkundër që krijuan disa gjysmë raste shënimi.

    Kësisoj Suedia mori fitoren e parë në muajin mars në ndeshje miqësore, derisa Shqipëria humbi dy ndeshje nga dy sa i kishte aranzhuar për këtë muaj. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark