Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin “Air Albania” nga Gjeorgjia.
Mysafirët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0.
Shqipëria zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, megjithatë 45 minutat e parë të takimit u mbyllën me barazim pa gola.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e barabartë, por një goditje e fortë e Kochorashvillias ndryshoi rezultatin.
Gjeorgjia arriti ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 71-të, kurse për Shqipërinë ishte i pamundur rikthimi.
Tashmë Shqipëria ndodhet në pozitën e dytë në Grupin I të Ligës B të Ligës së Kombeve.