Shqipëria mund të kalojë grupin pa shënuar asnjë gol – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria mund të kalojë grupin pa shënuar asnjë gol

    Insajderi
    08 June 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertët ndërkombëtarë të statistikave, kanë zbuluar se një skuadër ka shanse të kalojë fazën në grupe të Euro 2016 edhe pa shënuar ndonjë gol.

    Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë që ka probleme në fazën ofensive në krahasim me përfaqësueset e tjera.

    Omar Cauduri, një bloger i njohur për studimet e tij statistikore, ka përllogaritur nëpërmjet programeve kompjuterike përqindjen e mundësisë se kualifikimit si e treta më e mirë në grup dhe rezulton se me 3 pikë, të siguruara pas tre barazimeve 0-0, një skuadër ka 87% mundësi që të kalojë mes 16 më të mirëve, probabilitet i cili vlerësohet si shumë i lartë në gjuhën e matematikës.

    CkSoVcNW0AQ-HYr

    Kuptohet që e njëjta përqindje është për çdo lloj barazimi me gola, për sa kohë që ekipi merr nga një pikë në secilën ndeshje.

    Me katër pikë, ndonëse me një golavarazh negativ, mundësia e kalimit të turit është minimalisht 92%, duke arritur 100% nëse golavarazhi i përgjithshëm pas tre ndeshjeve është 0 apo pozitiv, shkruan gazeta shqiptare Panorama Sport.

    Ndaj “parkimi i autobusit” nuk do të jetë një ide e keqe për kuqezinjtë, të cilët nëse ia dalin mbanë të ruajnë të paprekur rrjetën e Berishës në fazën në grupe, i kanë të gjitha shanset të shtyjnë qëndrimin e tyre në Francë përtej 19 qershorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark