Shqipëria mund të përfitojë nga kriza në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria mund të përfitojë nga kriza në Turqi

    Insajderi
    20 July 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriza e krijuar në Turqi, pas tentimit për të rrëzuar pushtetin e presidentit turk Tayp Recep Erdogan kanë bërë që të zbrazen shumica e plazheve në këtë vend, përfshirë edhe hotelet e shumta.

    Mediat turke raportojnë se gjatë sezonit të verës, Turqia tradicionalisht gjayë këtyre viteve ka qenë një ndër vendet më të preferuara për të kaluar pushimet për shumë turistë nga e mbarë bota, por qysh prej ditëve të fundit kur kriza politike dhe ushtarake doli në pah, turistët nuk po shkojnë në Turqi.

    “E nga kjo po përfiton Shqipëria, e cila është gjithashtu një ofertë konkurruese e Turqisë”, shkruan “Hurriyet” në seksionin e turizmit, duke cituar një nga drejtuesit e hoteleve në Antalya.

    turqi

    Sulmet e fundit terroriste gjithashtu kanë tentuar në zbehjen e imazhit të Turqisë tek turistët, por tentimi për grusht shtet duket sikur ka bërë që Turqia të pësoi një rënie të madhe në sektorin e turizmit.

    Për këtë fenomen kanë raportuar edhe mediat evropiane sikurse DË sipas së cilës, muajin e kaluar, më shumë se 40 njerëz u vranë në aeroportin Ataturk të Stambollit, ndërsa para grusht shtetit, turistët e huaj janë paralajmëruar që të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg vendeve publike në Stamboll dhe në Ankara.

    Dhe është pikërisht situata e rënduar në Turqi që ka prekur shumë edhe turzimin.  Fatkeqësisht, për Turqinë, vendet që kanë tendencë të jenë një ndër pikat kryesore të turizmit, janë vendosur si pika shqetësuese për sigurinë.

    Vitin e kaluar, numri i turistëve italianë në Turqi ka rënë për 27%, ndërsa i turistëve japonezë për 40%./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark