“Rescue in Albania”, filmi dokumentar i realizuar në vitin 2012 nga producentët Dardan Islami dhe Alush Gashi do të shfaqet në Florida të SHBA-ve më 29 janar, përgjatë një takimi falënderues për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët kanë shpëtuar hebrenjtë përgjatë Holokaustit, në Luftën e II Botërore.
Kjo ngjarje e cila organizohet nga Federata Hebreje në Sarasota – Manatee, nw Florida, do të jetë e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber,shkruan KultPlus.
Dita Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, hebrenjtë kanë vendosur që këtë përvjetor ta shënojnë duke falenderuar popullin shqiptar, me ç’rast do të ketë edhe program kulturor, ku do të prezantohen me valle kombëtare Shqiponjat e Vallëzimit në Tampa.