Shqipëria në Ditë Zie Kishtare për pesë ditë-Ja arsyeja – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shqipëria në Ditë Zie Kishtare për pesë ditë-Ja arsyeja

    Insajderi
    25 January 2025 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasios. Gjatë kësaj seance u morën disa vendime të rëndësishme.

    Njoftimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:

    Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.
    Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025.

    Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

    Në përfundim të mbledhjes, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe ftoi të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Kryepiskopit të ndjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark