Shqipëria në finale të Eurovisionit! (VIDEO) - Insajderi
×
Kulturë

Shqipëria në finale të Eurovisionit! (VIDEO)

Insajderi
09 May 2018 - 07:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit.

Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Bushpepa performoi këngën “Mall” në këtë festival gjigant.

Ai ka interpretuar i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira  ka kaluar në finale duke përfaqësuar Qipron.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/10156390048203007/

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark