Oficerëve holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por – për fatin tonë të mirë – edhe nga një aparat fotografik.
Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftërat Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore.