Shqipëria në luftë me flakët, Rama: Kemi ndihmë edhe nga Italia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria në luftë me flakët, Rama: Kemi ndihmë edhe nga Italia

    Insajderi
    13 August 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, ku përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë pandërprerë.

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo është një ditë “sakrifice dhe krenarie” për të gjitha strukturat shtetërore që janë angazhuar në operacionet e emergjencës.

    Sipas të dhënave të përditësuara nga qeveria, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra aktive, ndërsa 13 prej tyre janë izoluar dhe shuar.

    “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

    Në terren janë angazhuar mbi 600 forca të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.

    Rama gjithashtu ka njoftuar se dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe automjete transporti janë në terren përfshirë: 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair, i ofruar nga Italia

    Qindra autoambulanca dhe mjete për evakuimin e banorëve.

    Ndër zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë janë: Delvina, Poliçani, Gramshi, Dropulli, Finiqi, Berati, Tepelena dhe Bulqiza, ku operacionet ajrore dhe tokësore janë në vijim.

    Kryeministri nënvizoi gatishmërinë maksimale të strukturave shtetërore, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe Emiratet, që po mbështesin përballimin e kësaj situate të vështirë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark