Shqipëria është rikthyer sot në stërvitje, me përzgjedhësin Sylvinho që ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.
Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër.
Gjithashtu kishte masazhe për ata që zbritën në fushë në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku pësuan humbje nga Italia.
Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë.
Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg, duke nisur prej orës 15:00.
Stadium me kapacitet 57 mijë tifozë dhe është mundësia e fundit që Shqipëria të kthehet në lojë për tu kualifikuar nga grupi.