Objekti i një ish universiteti privat në periferi të Tiranës tashmë është përshtatur si kamp për muxhahedinët. Mbi 200 është numri i tyre që tashmë jetojnë në këtë kamp.
Madje ata kanë edhe revistën e tyre. Në numrin e fundit, revista ka titullin kryesor: “Shqipëria një vend i vogël por me zemër të madhe”.
Por ky nuk është i vetmi kamp që janë vendosur muxhahedinët. Sipas një raporti të “Report TV” në Shqipëri, shumica e tyre nuk pranojnë të flasin për mediat pasi kanë frikë se mos u rrezikohet
Gratë dhe burrat jetojnë në ambiente të veçuara dhe çdo lëvizje regjistrohet tek hyrja dhe dalja e kampit.
Një pjesë e tyre jetojnë edhe në apartamente në blloqe të ndryshme në Tiranë.
Sipas këtij raporti, pas vizitës së John Kerry në Shqipëri është ndezur debat mbi numrin e muxhahedinëve që do të strehohen në shtetin shqiptar por ende nuk është bërë publike ndonjë marrëveshje mes dy shteteve.
Sipas “Report TV”, zyrtarisht në Shqipëri të strehuar afro 860 muxhahedin të mbërritur nga viti 2012 deri më sot, të shpërndarë në Tiranë, Durrës, Golem dhe Kavajë.