Shqipëria propozon tre kandidatë për Gjykatën e Strasburgut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shqipëria propozon tre kandidatë për Gjykatën e Strasburgut

    Insajderi
    08 March 2017 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria shqiptare i ka përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës 3 kandidatët mes të cilëvë do përzgjidhet gjyqtari që do përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Kandidatët e përzgjedhur nga një komision “Ad hoc” janë Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi  dhe Sokol Berberi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të votojë kandidatët në fjalë brenda muajit prill, duke përzgjedhur mes tyre gjyqtarin shqiptar në Strasburg.

    Ndërkaq, në fazën përzgjedhese aplikuan 11 kandidatë,  por komisioni ad hoc përzgjodhi ata që plotësonin kriteret e kërkuara nga Gjykata e Strasburgut.

    Më herët, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës  refuzoi tre kandidatët Ina Rama, Gent Brahimi dhe Sokol Berberin, ky i fundit i përzgjedhur edhe herën e dytë.

    Refuzimi i kandidatëve nga Asambleja Parlamentare e KiE u bë pasi përzgjedhja e tyre nuk ishte bërë sipas procedurave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark