Shqipëria në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shqipëria në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

    Insajderi
    13 May 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka shkëlqyer sonte në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision Song Contest 2025’, që këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës.

    Me një performancë të zjarrtë dhe energjike, grupi Shkodra Elektronike bëri një interpretim perfekt të këngës përfaqësuese “Zjerm” – një përzierje unike mes tingujve tradicionalë shqiptarë dhe muzikës elektronike moderne.

    Publiku reagoi menjëherë me entuziazëm dhe duartrokitje, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen reagimet e para, ku shumë përdorues e kanë quajtur performancën si një ndër më të veçantat e mbrëmjes.

    Shqipëria është në garë për të siguruar një nga 10 vendet finaliste, që përcaktohen përmes një sistemi vlerësimi 50% nga juritë profesionale dhe 50% nga publiku.

    Grupi Shkodra Elektronike performuan të 12-tët në garë, me ç’rast edhe kodi i tyre i votimit është 12 dhe për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë, duhet të dërgojnë kodin 12 nga shtetet në të cilat jetojnë. /Telegrafi, transmeton Insajderi.

    Mënyra se si mund të votoni për Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2025” nga shtetet në të cilat jetoni (Foto: Eurovision Albania/Instagram)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark