×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria shpall emergjencën energjetike

    Insajderi
    08 October 2021 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Shqipërisë mbajti, këtë të premte, një mbledhje jashtë rendit, pasi ka deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

    Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh se ditën e shtunë do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë.

    Kryeministri theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht.

    “Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.

    Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, u shpreh Rama./A2

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark