×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria synon t’i vaksinojë 500 mijë qytetarë deri në maj

    Insajderi
    19 April 2021 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, deklaroi se sot dhe nesër do të vijë një tjetër sasi vaksinash “Pfizer” dhe “Sinovac”.

    Gjatë një interviste televizive, e pyetur se kur mund të arrihet imunizimi i popullsisë në 60%, ministrja tha se plani ambicioz i vaksinimit masiv synon që deri pranverën e vitit tjetër të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët.

    “Ajo çfarë na ka treguar COVID-19 na ka përballur me shumë të panjohura, si rrjedhojë e faktit që studimet ende kryhen në botë dhe në vendin tonë. Ne kemi një plan ambicioz, do të kemi 500 mijë vaksina të kryera deri në muajin maj dhe të vijojmë me intensitet vaksinimin që brenda pranverës së vitit të ardhshëm të jetë vaksinuar çdo shqiptar”, tha ministrja shqiptare.

    Ndërsa për dyshimet mbi vaksinën “AstraZeneca”, Manastirliu tha se “ne bazohemi në standardet e institucioneve ndërkombëtare, të BE-së, EMA në asnjë moment nuk ka deklaruar pezullimin e saj. Por përkundrazi, benefitet nga përdorimi i ‘AstraZeneca’-s janë shumë më të larta se rreziqet. Komiteti ynë i imunizimit ka vlerësuar që të vijohet me përdorimin e saj. Dhe ‘AstraZeneca’ nuk është ndaluar në vende të tjera, në Britani vijon përdorimi i saj, tani shtete të ndryshe kanë disponibilitet të ndryshëm, se kjo hyn dhe në politikat e shteteve. Unë flas me gjuhën e ekspertëve, vaksinat në Shqipëri janë të sigurta dhe shmangin fatalitete”.

    Gjithashtu, ministrja tha se të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH-ja ta vendosë, pavarësisht se ato nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.https://zeri.info/inarticle.html

    Manastirliu u shpreh se nuk ka asnjë vendim të BE-së për të ndaluar certifikatat dhe se nuk do të ketë një diskriminim të vendeve.

    “Nuk duhet të jetë ky merak, sepse nuk ka asnjë vendim të KE-së për të ndaluar certifikatat të ndryshme vaksinimi. BE-ja është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, por janë duke diskutuar disa komponentë të certifikatës. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje të BE-së për të pasur një certifikatë deri tani. OBSH-ja ka thënë se kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do të arrihet në një rezultat ku të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja ose një test negativ”, tha Manastirliu.

    Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në Shqipëri mbërritën 50 mijë doza tjera të vaksinës “AstraZeneca”, donacion i Republikës së Indisë, pas 4800 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit COVAX.

    Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total 332 905 persona. Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8065 qytetarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark