Shqipëria të shtunën do të prezantohet e dyta në finalen e Eurovizionit - Insajderi
×
Kulturë

Shqipëria të shtunën do të prezantohet e dyta në finalen e Eurovizionit

Insajderi
17 May 2019 - 16:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jonida Maliqi mbrëmë është bërë pjesë e finalistëve të Eurosong 2019. Maliqi arriti që të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në mesin e 26-të vendeve.

Sipas radhitjes, Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00, pas Maltës, transmeton KultPlus.

Në gjysmëfinalen e parë kanë kaluar: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia. Në gjysmëfinalen e dytë janë kualifikuar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Pjesë e finales do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark