Shqipëria i thotë “po” anëtarësimit të Malit të Zi në NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria i thotë “po” anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

    Insajderi
    23 June 2016 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 109 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë i ka thënë “Po” pranimit të Malit të Zi në NATO.

    Deputetët shqiptarë  kanë ratifikuar sot protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior, për aderimin e Malit të Zi, dokument i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s e që pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez.

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kujtoi se, shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë mikpritjen që Milo Gjukanoviç u dha shqiptarëve të dëbuar nga genocidi serbomadh, në vitet 1998-99.

    Ndërsa njohjen e Kosovës, Mali i Zi e ka mirëpritur duke e votuar me unanimitet, njofton mapo.al.

    Në Kuvendin e Shqipërisë sot ishte i pranishëm dhe Kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, në kuadrin e një vizite zyrtare në Tiranë, ku mbajti një fjalim.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark