Shqipërinë U-21 e presin dy ndeshje gjatë muajit qershor. Fillimisht, më datën 7, kuq e zinjtë e zhvillojnë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.
Ky takim u ndërpre më datë 21 nëntor për shkak të kushteve atmosferike dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.
Më pas, më 11 qershor, U21-shat do të luajnë miqësoren me Lihtenshtejnin.
E në prag të këtyre dy takime, përzgjedhësi Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar.
13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë./Express