×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria vaksinon 200 mijë persona, Kosova ka vetëm 24 mijë vaksina

    Insajderi
    05 April 2021 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka arritur që për pak ditë të vaksinojnë 200 mijë persona, ku përfshihen edhe një numër i madh i mjekëve nga Kosova.

    Lajmin e ka bërë të ditur Edi Rama, ku edhe ka shkruar se iu është bërë zërma mal, derisa më herët ka njoftuar se kanë arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.

    Ndërkohë edhe në Kosovë, ka nis 6 ditë që ka nis procesi i vaksionimit dhe deri tani janë rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë që janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19.

    Kurse, vaksinimi i grup moshave mbi 80 vjeç pritet të fillojë nga fundi i kësaj jave.

    Kryeministri Albin Kurti tha se situata rreth sigurimit të vaksinave për Kosovën është më delikate.

    “Duhet ta kemi parasysh se Republika e Kosovës duke qenë se nuk njihet nga më pak shtete në botë, në mesin e së cilëve dy fuqitë e mëdha që janë edhe anëtare të Këshillit të Sigurimit, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë disa shtete të tjera, por orientimi ynë është evropian dhe euroatlanik me shtetet të cilat na kanë njohur, andaj e kemi rezervën tonë e kemi skepticizmin tonë por njëkohësisht qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave të ndryshme që mund të na vinë prej shteteve mosnjohëse e jashtë Evropës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark