Në Shqipëri janë rreth 20 mijë policë që kanë marrë vaksinën antiCOVID-19. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka shtuar se vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.
Ministrja Manastirliu ka shkruar edhe se Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.
“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.